Aksioni i PSD-së para zyrave të KEDS
Aktivistet e Partisë Social Demokrate sot gjatë ditës kanë organizuar një aksion simbolik para zyrave të KEDS-it.
Ata gjatë aksionit para KEDS, kanë shpërndarë disa letra në formë të valutës së 500 euro para dyerve të objektit të zyrave të KEDS-it.
Ata kanë shpalosur edhe një pankartë në formë të një çeku prej 20 milionë eurove që përmban edhe nënshkrimin e Kryeministrit Albin Kurti.
Dardan Molliqaj kryetari i Partisë Social Demokrate ka thënë se në Korporatën Energjetike të Kosovës po ndodh një krim.
“Siç e dini të gjithë jeni dëshmitarë të një krimi që ka ndodhur vite më herët. Ai krim po përsëritet me një krim të radhës tani. Krimi i parë ka qenë shitja e rrjetit dhe distribucionit të Kosovës me një çmim prej 26.3 milion euro. Kjo shitje është proklamuar si shitje që do t’iu sigurojë qytetarëve të Kosovës investime në rrjet, çmime më të mira dhe të përballueshme dhe furnizim të plotë ose 24 orë në ditë me rrymë elektrike” ka thënë Molliqaj.