Aksioni i PSD para objektit të qeverisë
VIDEO - PSD ‘ngrit një flamur me dy yje’ në oborrin e Qeverisë së Kosovës
Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik përballë qeverisë së Kosovës ka larguar flamurin e Kosovës dhe ka zëvendësuar atë me një flamur me dy yje, ndërsa komunat me shumicë serbe i kanë ngjyrosur me të bardhë në hartën.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në konferencë për media tha se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, e zhbën Republikën e Kosovës.
“E zhbën Republikën si koncept, e zhdukë edhe simbolikën e yjeve. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar” – tha Mollqiaj gjatë konferencës për media.
Në fund Molliqaj deklaroj që aksionet e PSD-së do të përshkallëzohen dhe se do të ketë protesta edhe më të fuqishme.