Aksidentohet e vetme me veturë, lëndohet rëndë një grua në Ferizaj

Një grua është lënduar rëndë në një aksident komunikacioni në fshatin Tërn të Ferizajt, mëngjesin e së premtes, njofton Policia e Kosovës.

Në këtë aksident komunikacioni ka qenë e përfshirë vetëm vetura e aksidentuar, ku ngasësja sipas policisë është lënduar rëndë.

Policia ka njoftuar se ajo është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.