Aksident me të lënduar në Autostadën 'Ibrahim Rugova', përfshihen 14 automjete

Një aksident i rëndë komunikacioni me disa persona të lëndur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në aksin rrugor Mazgit-Bresje, ku janë përfshirë 14 automjete.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovë, rajoni i Prishtinës.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar”- ka thënë Hoxha.

“Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t`u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”- ka thë ai.

Zëdhënësi Hoxha ka thënë se lidhur me detaje tjera do të njoftojë pas raportimeve që do marrin nga ekipet në teren.

Hoxha po ashtu ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla.