Aksidenti në Ferizaj, Policia gjobit shoferin dhe kompaninë e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugës

Gjatë ditës ka ndodhur një vet aksident në Ferizaj ku një veturë ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në hekurudhë.

Si pasoj e aksidentit i lënduar ka mbetur një person.

Lidhur me këtë aksident Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera.

Në një komunikatë për media nga ana e tyre thuhet ndaj shoferit është incuar fletëparaqitjen për aksidentin e shkaktuar prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka është inicuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbajë rrugët nga kompania përkatëse, me inicialet P.B 40 vjeçar me vlerë prej 200 euro.

Tutje është thënë se ka dyshime që aksidenti ka ndodhur pasi vozitësi nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe se kushtet e rrugës kanë qenë me ngrica.

“Vozitësi nuk mund të ndalet, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson edhe shoferi i automjetit me inicialet R.H, i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka njoftuar Polici.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 08:11 është raportuar një aksident që ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” ku veç dëmeve të shkaktuara materiale një person ka marr lëndime i cili për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai për KALLXO.com.