Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Vragoli, në ora 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha të lënduar janë tre persona, kurse të përfshira dy vetura.

Zyrtari policor, dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

“Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”, ka thënë Hoxha.