Foto: KALLXO.com

Aksident trafiku në Lipjan, dyshohet se vetura goditi një biçiklist

Një aksident trafiku ka ndodhur më 07.03.2024 rreth orës 18:00 në Lipjan.

Një qytetar ka dërguar një fotografi në redaksinë e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Sipas qytetarit, një veturë ka goditur një biçiklist.

Siç shihet në foto, Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për këtë aksident dhe është në pritje të përgjigjeve.

Foto: KALLXO.com