Aksident tek Mensa e Studentëve në Prishtinë

Një aksident në mes të një veture të EULEX-it dhe një veture private ka ndodhur para pak minutave, në afërsi të Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur te semaforët, e për pasojë ka shkaktuar kolona të gjata në atë pjesë të kryeqytetit.