Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, ku të përfshira ishin dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se njësia rajonale po merret me rastin.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”- ka bërë të ditur Ahmeti.