Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit, në mes të një autobusi dhe të një kombi.

Një qytetar ka dërguar video e fotografi në adresë të KALLXO.com, ku shihet edhe rruga e bllokuar, si pasojë e aksidentit.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë informata nëse ka pasur të lënduar nga aksidenti.