Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Sllatinë - VIDEO

Disa automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në magjistralen Fushë-Kosovë- Sllatinë, përkatësisht në hyrje të fshatit Vragoli.

Në bazë të disa pamjeve të siguruara nga KALLXO.com shihet se makinat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme materiale, derisa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

KALLXO.com ka kontaktuar policinë për detaje lidhur me aksidentin, por deri në momentin e publikimit nuk kanë kthyer përgjigje.