Ilustrim

Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

Nga një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë është lënduar një person.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri mjete motorike, një veturë, një autobus si dhe një  motoçikletë.

Ndërsa është bërë e ditur se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.