Aksident në Gllarevë të Klinës – FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës, në Gllarevë të Klinës.

Pamjet e dërguara në KALLXO.com, tregojnë një veturë me dëme materiale, si pasojë e aksidentit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vend të ngjarjes është parë edhe autoambulanca.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje rreth aksidentit dhe është në pritje të përgjigjes.