Aksident në Drenoc të Klinës, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore pas përfshirjes së dy automjeteve në një aksident trafiku në fshatin Drenoc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim të mëtejshëm.

Derisa, ekipet policore po merren me trajtim të rastit.