Aksident në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, lëndohen rëndë 3 persona

Tre persona janë lënduar rëndë pas një aksidenti të rëndë i cili ka ndodhur në autostradën Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.

“Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, tha ai.