Aksident mes tri veturave në Istog, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Istog.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.