Aksident me fatalitet në autostradën Arbër Xhaferi, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në autostradën Arbër Xhaferi.

Sipas zëdhënësit të policisë, Bajram Krasniqi, aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Bibaj dhe si pasojë një person ka vdekur.

ë këtë aksident është përfshirë një kamion, i cili është rrotulluar.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, tha Krasniqi për KALLXO.com.