aksident motocikleta

Aksident i rëndë në dalje të Vushtrrisë (FOTO)

Një aksident i rëndë ka NDODHUR RRUGËS Prishtinë – Mitrovicë, në dalje të qytetit të Vushtrrisë.

Siç shihet në fotot e dërguara nga një lexues i KALLXO, në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë  tipit audi.

Drejtuesi i motoçikletës ka pranuar tretman mjekësorë, pas lëndimeve që ka pësuar nga aksidenti.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në zonën në Doberllukë. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Motoçiklisti është lënduar dhe  ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për KALLXO.

Siç shihet në foto motoçikleta është e dëmtuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.