Akademia e Shkencave dhe Arteve shpall zgjedhjet për anëtarë të rinj

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka shpallur zgjedhjet për anëtarë të rinj.

Përmes një njoftimi për media, ASHAK-u ka bërë të ditur se ka miratuar edhe Qarkoren për propozimin e kandidatëve dhe ajo do t’u dërgohet të gjitha fakulteteve dhe instituteve shkencore që financohen nga buxheti i shtetit.

“Ju njoftojmë se Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 31 gusht 2020, vendosi të shpallë zgjedhjet për anëtarë të saj, më 1 shtator 2020 dhe miratoi Qarkoren për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë. Qarkorja do t’u dërgohet të gjitha këshillave të fakulteteve të universiteteve publike dhe këshillave shkencorë të instituteve që financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

Zgjedhjet për anëtarë të ASHAK-ut bëhen çdo 4 vjet.

Propozimet për anëtarë të rinj bëhen nga këshillave të fakulteteve të universiteteve publike dhe këshillave shkencorë të instituteve që financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Sipas ligjit për Akademinë, anëtar i ASHAK-ut mund të zgjidhet punonjësi i shkencës ose i artit, shtetas i Kosovës, i cili ka krijuar vepra shkencore ose artistike të një rëndësie të veçantë.

Të qenit anëtar i Akademisë është i përjetshëm.