Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme

Edhe sot në Prishtinë ajri po vazhdon të jetë i pashëndetshëm.

Në bazë të matjeve të bëra nga Ambasada Amerikane në Kosovë, niveli i ndotjes ka arritur shkallën 133 AQI PM 2.5.

Kur ajri është në shkallën 133, në bazë të matësve të ambasadës, ajri është i pashëndetshëm për grupe të ndjeshme.

Sipas matësve për monitorimin e ajrit të vendosur në Ambasadën e ShBA-së, edhe pse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

Ambasada Amerikane ka vendosur katër stacione për matjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.