Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti: Nuk do të hapen shkollat, do të dixhitalizohet komunikimi në arsim

Sot gjatë ditës kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar ndryshime në arsim që pritet të fillojnë nga 4 maji.

“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës.  Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve.  Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj.  Stay tuned”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai në njoftim tjetër sqaroi se ndryshimet nuk kanë të bëjnë me hapjen e shkollave, por që komunikimi po dixhitalizohet komplet.

Kjo pasi që në shumë media në vend ndryshimi i paralajmëruar është raportuar që nënkupton hapjen e shkollave.

“Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj.  Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj.  Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet.  Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar i pari i Prishtinës.