Agim Bahtiri i del në mbrojtje gazetarit Kajtazi, dënon sulmin ndaj tij

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtriri, ka reaguar pas sulmit me armë që është kryer ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi gjatë natës së mbrëmshme në Mitrovicë.

Bahtiri ka dënuar sulmin, derisa ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të zbardhin rastin sa më shpejtë dhe ta trajtojnë me prioritet të lartë.

Vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi është gjuajtur me 6 plumba natën e mbrëmshme në qendër të Mitrovicës. Gazetari Kajtazi nuk ka qenë në veturë në momentin e sulmit.

Lexoni reagimin e plotë të kryetarit së Mitrovicës, Agim Bahtiri:

Sulmi me armë zjarri ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi është i papranueshëm dhe i denueshëm. Ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe nuk është sulm vetëm ndaj tij, por ndaj gjithë komunitetit të gazetarëve në punën e tyre fisnike që e bëjnë.

Si kryetar i komunës dhe si mitrovicas, e dënoj fuqishëm këtë akt të tmerrshëm. Apeloj te organet e rendit dhe të drejtësisë që këdo që e ka kryer dhe ka gisht në sulm, ta përballin me forcën e ligjit dhe t’i japin denimin e merituar.

Duke qenë se brenda pak muajsh është sulmi i dytë, pasi që herën e parë kanë tentuar t’ia djegin veturën, i lus që rastin ta trajtojnë me prioritet të lartë.

Vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi qëllohet me armë