Afganistan, talibanët ndalojnë gratë të vizitojnë parkun kombëtar
27.8.2023 - 18:49
Qeveria talebane në Afganistan i ka ndaluar gratë të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën, Bamiyan.
Ushtruesi i detyrës së ministrit, Mohammad Khaled Hanafi, tha se gratë nuk kishin respektuar hixhabin brenda parkut, raporton BBC.
Ai u bëri thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t’i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje.
Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në 2009. Është një destinacion popullor për familjet.
UNESCO e përshkruan parkun si një “grup liqenesh të krijuar natyrshëm me formacione dhe strukturë të veçantë gjeologjike, si dhe me bukuri natyrore dhe unike”./BBC