Afërdita Saraçini drejtoreshë e Radio Televizioni 21, Foto:KALLXO.com

Afërdita Saraçini: Një lajm i rremë shumë shpejt mund të bëhet një e vërtetë e madhe

Në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, Afërdita Saraçini – Kelmendi, drejtoreshë e RTV 21, përmendi zhvillimin e teknologjisë si indikator për ndikimin e madh te njerëzit të lajmeve të rreme.

Saraçini ka theksuar se qasja ndaj publikut dhe komunikimi me të është shumë i rëndësishëm.

“Një lajm i rremë shumë shpejt mundet me u bë një e vërtetë e madhe. Nëse në kuadër të shoqërisë mekanizmat nuk funksionojnë si duhet, qoftë mekanizmat medialë të cilët nëse e shohin një qasje të tillë të grupeve të caktuara nuk do të reagojnë ose vetë institucionet”, ka thënë ajo.

Tutje, drejtoresha e RTV 21 është shprehur se mediat tradicionale krijojnë standard në kuadër të shoqërisë.

“I cili standard respektohet edhe përcillet nëse 80% e shikueshmërisë i takon televizioneve do të thotë standardi është kriju, por çka me bë me atë pjesën tjetër që ndikimi mund të jetë aq i madh në momente të caktuara, në mënyrë periodike, jo tërë kohën të ketë ndikim”, është shprehur Saraçini.

Organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug, në Prishtinë të hënën u mbajt konferenca për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me temën “Ballafaqimi me fakte: Si të kundërshtohen ndikimet e dëmshme nga jashtë”.

Konferenca e BIRN-it për lajmet e rreme, sfidat dhe rëndësia e verifikimit të fakteve