Ilustrim

Aeroport, prezantoi leje qëndrim që dyshohet të jetë e falsifikuar, shoqërohet në polici një person

Një burrë është shoqëruar në polici për intervisitm pasi në aeroportin ‘Adem Jashari’ prezantoi leje qëndrim të huaj që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa dokumenti i është sekuestruar për verifikim.

Rasti po trajtohet si ‘falsifikim i dokumentit’, ndërsa ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00.