Foto: Facebook / Prishtina International Airport - Adem Jashari

Policia në aeroport ia gjen të dyshuarit dy elektroshok në valixhe

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët policor gjatë kontrollit të valixheve të të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar dy elektroshok.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:05, dhe Policia e Kosovës ka thënë  se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Ky i fundit thuhet se ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt dhe se rasti vazhdon të hetohet.