FOTO: ANP "Adem Jashari"

Policia jep detaje për kërcënimin e rremë me mjete shpërthyese në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes postës elektronike dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese.

“Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve. Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë më pas është mbyllur alarmi dhe gjithçka i është kthyer normalitetit.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftimin e policisë.

Alarmi për bombë del të jetë i rrejshëm, qytetarët lejohen të hynë në Aeroportin e Prishtinës (FOTO)