Policia evidenton tre raste të falsifikimit me dokumente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka evidentuar tre raste me falsifikim të dokumenteve nëpër pika kalime kufitare gjatë 24 orëve të fundit.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë është raportuar se një burrë i dyshuar ka prezantuar një patent shofer i cili dyshohej se është i falsifikuar.

Sipas policisë, patentë shoferi është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Derisa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori.

Rasti ka ndodhur më 9 shkurt rreth orës 06:30.

Falsifikim tjetër me dokumente është evidentuar edhe në Aeroportin ‘Adem Jashari’ ku gjatë kontrollit të dokumenteve një grua ka prezantuar pasaportën që dyshohet të ketë qenë e falsifikuar.  Sipas policisë, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.

Në aeroportin ‘Adem Jashari’ është trajtuar edhe një rast tjetër si ‘Keqtrajtim me dokumente’ ku një grua shqiptare ka prezantuar  pasaportën e një gruaje tjetër shtetase e Shqipërisë.

Në raportin policor thuhet se e dyshuara është intervistuar dhe pas procedurave-kundërvajtje me vendim të prokurorit, është depërtuar deri në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.