Foto: Facebook / Prishtina International Airport - Adem Jashari

Raportohet se një burrë ka zbritur në Aeroportin e Prishtinës dhe nuk dihet më për vendondodhjen e tij

Është raportuar se një burrë me vendbanim në Zvicër ka ateruar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” më 18 qershor dhe më nuk dihet gjë për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë rasti është cilësuar si ‘person i zhdukur;’ dhe është në procedurë hetimore.

“ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me venbanim në Zvicërr më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”- thuhet në raport.