Ilustrim

Administrata Tatimore njofton bizneset borxhlinj se nga 1 maji mund t`iu bllokohen llogaritë

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30 prill 2021.

“Pas datës 30.04.2021, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatoj procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi” shkruan Administarta.

Sipas njoftimit, të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19.

“Ndërsa për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore, inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore”, shkruan në njoftim.