Artan Abrashi në takim me drejtorin e Sekretariatit te Përhershëm i Komunitetit të Transportit: Foto; Arban Abrashi ne Facebook

Abrashi takohet me Zakonjshek, diskutojnë për lëvizjen e lirë të qytetarëve

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit ka prioritet hekurudhat, rrugët, sigurinë në komunikacion dhe lehtësirat ndërkufitare të cilat ndëlidhen me lëvizjen e lirë të qyetarëve.

Abrashi përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se sot ka diskutuar për këto prioritete me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshek.

“Ky komunitet tani ka katër prioritetet të cilat ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve, hekurudha, rrugë, siguri në komunikacion dhe lehtësira ndërkufitare”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se  në këto fusha do të bashkëpunojmë me Zakoshnjek dhe për çështje që prekin Kosovën edhe vendet e Ballkanit perëndimor.

Abrashi ka shkruar se synojnë të bëjmë edhe një plan veprimi në fillim të muajt tetor i cili do t’i paraprijë takimit të ministrave të Transportit në Bruksel.