Abdixhiku: Nënkryetar i Kuvendit do jetë Kujtim Shala, shef i Grupit Parlamentar Arben Gashi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e Kryesisë së re të partisë së tij.

Abdixhiku tha se Kryesia e re përbëhet nga 33 anëtarë.

“Sot kemi zgjedhur Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në përbërje 33 anëtarëshe, kemi zgjedhur gjithashtu edhe nënkryetarët në përbërje të z. Lutfi Haziri, z. Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe zonjës Shqipe Mjekiqi dhe të sekretarit të LDK-së Imri Ahmeti”, tha ai.

Kreu i LDK-së tregoi se i kanë caktuar emrat edhe të nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe shefin e Grupit Parlamentar.

“Pas kësaj kemi vazhduar me mbledhjen e Kryesisë së re, në të cilën kemi propozuar dhe caktuar nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së Kujtim Shala dhe shefin e Grupit Parlamentar, Arben Gashi”, theksoi ai.

LDK-ja sot ka zgjedhur Kryesinë e re.

LDK zgjedhë Kryesinë e re