Mbledhja e Kryesisë, shqyrtohet mbikëqyrja elektronike e personave që u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në ora 09:30 për të caktuar seancën e radhës.

Në mesin e shumë pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i zbatimit të Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës.

Shqyrtimi i një ligji të till vjen pas vrasjes së 35-vjeçares Hamide Magashi në ditët e fundit të shtazënisë para objektit të Klinikës së Gjenekologjisë në QKUK. I dyshuari për vrasjen e saj ishte ish-bashkëshorti Sokol Halili,  i cili pas më shumë se 40 orëve në arrati dyshohet se kreu vetëvrasje në shtëpinë e familjes së tij.

Bashëshorti i Hamides, Sokol Halili ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Ajo u qëllua tri herë nga Halili me armë ndërsa ky i fundit pasi dyshohet se kishte kryer veprën ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës që pritet të diskutohen nesër në Kryesi:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

        II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor dhe 18 nëntor

             2022:

  • 8.   Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
  • 9.   Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
  • 10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

    III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

  • 9.      Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  • 10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  • 11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  • 12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  • 13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  • 14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  • 15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  • 16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

 IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:

  • 12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
  • 13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
  • 14. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  • 15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.     

   V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 dhe 24 nëntor 2022:

  • 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  • 12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  • 13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
  • 14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  • 15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  • 16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  • 17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  • 18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  • 20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

VI. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

  • 1.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  • 2.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • 3.      Pyetjet parlamentare,
  • 4.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara,
  • 5.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
  • 6.      Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  • 7.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  • 8.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
  • 9.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
  • 10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
  • 11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
  • 12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  • 13.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
  • 14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në sektorin publik,
  • 15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët publik,
  • 16.    Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/110, datë 29.11.2022, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë,
  • 17.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
  • 18.    Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,
  • 19.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
  • 20.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
  • 21.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
  • 22.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
  • 23.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
  • 24.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
  • 25.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  • 26.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
  • 27.    Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
  • 28.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar,
  • 29.    Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  • 30.    Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  • 31.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
  • 32.    Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë
  •   VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave