Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK zgjedhë Kryesinë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka zgjedhur kryesinë e re.

Nënkryetarë të LDK-së janë zgjedhur, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi.

Ndërkaq, sekretar i partisë është zgjedhur Imri Ahmeti.

Kështu bëri të ditur pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Imri Ahmeti.

“Këshilli ka aprovuar propozimin e kryetarit me shumicën e votave, vetëm tri vota kanë qenë kundër 1 abstenim, të tjerat të gjitha kanë qenë unanime. Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm”, tha ai.