Ilustrim

Javën e ardhshme Kuvendi mban tri seanca

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një deklarim për media deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila bëri të ditur se javën e ardhshme do të mbahen tri seanca.

Sipas saj, njëra është për Epopenë e UÇK-së, derisa dy tjerat për pikat e papërfunduara dhe një seancë e re e Kuvendit që në rend ditë ka Projektligjin për miniera dhe minerale.

“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen tri seanca. E para më 6 mars për Epopenë e UÇK, tjetra më 8 mars me pika të papërfunduara që kishim dje, dhe seanca e re e Kuvendit për ditën e enjte që ka në rend dite në shqyrtim të dytë disa projektligje si ai për pyetje, në shqyrtim të parë Projektligji për minierat dhe mineralet dhe shqyrtimin e disa raporteve”- deklaroi ajo.

Kusari Lila potencoi se në dy seancat e fundit për pika të papërmbyllura ndodhën plotësim/ndryshime dhe kërkesa të partive opozitare. Derisa, herën e kalua arritën t’i votonin vetëm marrëveshjet ndërkombëtare.

“Të mërkurën me fillim në ora 12:00 do të vazhdojmë më pikat tjera”- tha Kusari-Lila.