Ilustrim

Kryesia e Kuvendit vendos për seancat e kësaj jave

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kuvendi në seancën e së enjtes do të shqyrtojë tri marrëveshjet e miratuara në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pika tjera të rendit të ditës.

Po ashtu pritet të bëhet edhe shqyrtimi i planit hapësinor për ‘Bjeshkët e Nemuna’.

Mimoza Kusari-Lila (LVV)- Foto: KALLXO.com