Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK kërkon debat parlamentar për punën e qeverisë Kurti 2

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në këto dy vite.

Kështu ka thënë shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka shtuar se e e shohin të rëndësishme që Kuvendi përmes një rezolute të trajtojë këto çështje: “Me nevojën për zhvillim ekonomik e punësim, mirgimin, administratwn e shtetit, pagën minimale në sektorin privat, sigurinë, energjinë, shëndetësinë, arsimin, skemat sociale, dialogun apo respektivisht marrëveshja e cila nuk guxon të shtyhet”.