A keni ftohje, grip apo COVID-19? Ekspertët tregojnë si të dini dallimin

A keni dhimbje të fytit, rrjedhje në hundë ose dhimbje të muskujve? Mundet të jetë një ftohje e zakonshme, një grip ose COVID-19.

Te gjitha kanë të njëjtat simptoma, raporton CNN.

Numri e rasteve me COVID-19 kanë qenë në rritje ndërsa varianti Omicron është duke u përhapur, por numrat e njerëzve të shtrirë në spital duket se po qëndrojnë përkohësisht të ulëta. 

Për njerëzit e vaksinuar, po dëshmohet që infeksioni me këtë variant duket të jetë më pak i rëndë, tha epidemiologu dhe ish-drejtori ekzekutiv i Departamentit të Shëndetësisë në Detroit, Dr. Abdul El-Sayed.

“Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është se një vaksinë është sikur “të jesh në vëzhgim” të sistemit tuaj imunitar. Kështu që kapaciteti i tij për të identifikuar dhe shkatërruar viruset është shumë më i lartë sa herë që ne marrim një tjetër dozë të vaksinës”, tha El-Sayed. 

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që infeksionet nuk duhet të merren seriozisht, veçanërisht nëse merret parasysh rreziku i sistemeve të kujdesit shëndetësor, shtoi ai.

“Vetëm për shkak të rrezikut për individ i sëmundjes së rëndë mund të jetë më i ulët, kjo nuk do të thotë se në një nivel shoqëror Omicroni nuk përbën rrezik të vërtet,” shtoi ai. 

“Pa marrë ndonjë test, unë do të thoja se është vërtet e ndërlikuar të dallosh nëse jeni i prekur me COVID-19”, tha Combs. 

Cilat simptoma ne duhet t’i marrim parasysh?

Shenjat e hershme të ftohjes, gripit dhe COVID-19 janë të ngjashme, tha El-Sayed.

Si COVID-19 ashtu edhe gripi shpesh shkaktojnë simptoma të tilla si ethe, lodhje, dhimbje trupi, dhimbje të fytit, gulçim, të vjella ose diarre, sipas Qendrës së ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Megjithatë, infeksioni i COVID-19 mund të dallohet nga dhimbja e kokës dhe kolli i thatë. Humbja e shijes dhe nuhatjes që ka qenë shenja më e madhe paralajmëruese e infeksionit COVID-19 është ende një simptomë e mundshme, megjithëse është më pak e përhapur tani sesa ka qenë me variantet e tjera, tha El-Sayed.

“Për njerëzit që ndjejnë dhimbje të rënda gjoksi, veçanërisht me një koll të thatë që është përkeqësuar gjatë kohës, atëherë duhet të kërkoni kujdes mjekësor”, paralajmëroi ai.

Faktori më i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është ekspozimi ndaj COVID-it.

“Nëse keni filluar të ndjeni ndonjë nga këto simptoma, ia vlen të pyesni: A është infektuar dikush me COVID me të cilin kam rënë në kontakt? Gjithashtu ia vlen të izoloheni dhe të bëni një test të shpejtë”, ka këshilluar ai.

Edhe nëse nuk po ndjeni ende simptoma, mund të jetë më mirë të tregoni kujdes nëse keni qenë pranë dikujt që ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

“Unë mendoj se ia vlen të kesh një dyshim të madh nëse mund të jetë COVID-19 duke marrë parasysh që ne kemi variantin Omicron që po përhapet shpejt si zjarri”, shtoi El-Sayed.

Kur duhet të testohemi për COVID-19?

Shpesh është mirë të adresoni dyshimet e juaja për COVID-19 duke bërë një test, edhe pse kur e bëni ai bën ndryshim. Nëse ndjeni simptoma dhe mendoni qe janë simptoma të ftohjes ose të një gripi të zakonshëm, tani është koha për të bërë një test, tha El-Sayed.

Për ata që janë të ekspozuar, por nuk kanë simptoma, ekziston mundësia që virusi të mos jetë zhvilluar sa duhet për t’u shfaqur në një test të shpejtë, shpjegoi ai. Në ato raste, është më mirë të prisni pesë ditë pas ekspozimit dhe përpara se të testoheni të qëndroni në vëzhgim, sipas CDC-së.

“Vetëm sepse ju dilni negativ nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk është COVID”, tha El-Sayed. “Qasja më e mirë është që të testoheni dhe më pas të provoni përsëri pas 12 deri në 24 orë, dhe nëse merrni dy teste negative, dhe atëherë ju jeni më të sigurt se kurrë.”

Pavarësisht nëse është COVID-19 ose ftohje të zakonshme, është gjithmonë një ide e mirë të izoloheni ndërkohë që luftoni një sëmundje virale, tha ai. Është bërë edhe më shumë e rëndësishme me rritjen e rrezikut të përhapjes COVID-19.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj fillon të ketë sekrecione në hundë?

Duke e parë më përpara kthimin në shkollë pas pushimeve dimërore, ShBA-ja janë në një pikë ku njerëzit duhet të trajtojnë simptomat e ftohjes ose gripit njësoj si të COVID-19, tha Combs.

Kur një familje vjen në dhomën e urgjencës me një fëmijë që ka sekrecione në hundë dhe dhimbje fyti dhe pyet se çfarë është, ajo është e sinqertë: Ajo nuk mund ta dijë me siguri pa një test, tha Combs.

Fëmijët po e përjetojnë Omicronin në të njëjtën mënyrë si të rriturit, pasi simptomat janë shumë më të gjera dhe shpesh më të buta, si ftohja, tha ajo.

Marrja e një vaksine gripi për fëmijën tuaj është e rëndësishme për të zvogëluar mundësinë e eskpozimit të një virusi tjetër, tha Combs. Fëmijët nën moshën 5-vjeçare janë ende në pritje të miratimit të vaksinës COVID-19 nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA, por të rriturit mund të vaksinohen për të zvogëluar rrezikun e përhapjes të sëmundjeve të rënda.

Ndërsa ata kthehen në mjedisin shkollor, testimi do të jetë thelbësor për të mbrojtur fëmijët kundër shpërthimeve të virusit, tha Combs.

Lajmi i mirë është se ne dimë se si të menaxhojmë infeksionet kur fëmijët tanë kthehen në shkollë. Kur nuk është e qartë nëse fëmija juaj ishte i ekspozuar ose nëse testi i tij është ende në pritje, protokollet si maskimi, dezinfektimi, distancimi dhe zvogëlimi i tubimeve në ambiente të mbyllura ende besohet se janë efektive në reduktimin e përhapjes, shtoi ajo.

Dhe dijeni se këshillat e mija mund të zhvillohen me kalimin e kohës, paralajmëroi El-Sayed.

“Po ndryshon shpejt. Ne po mësojmë shumë më tepër,” tha ai. “Omicron është një variant që ne e njohim me të vërtetë vetëm për rreth një muaj.”