Ilustrimi: Trembelat për KALLXO.com

A do e plotësoj LDK kushtin e AAK-së për Autostradën e ‘Dukagjinit’?

Autostrada e ‘Dukagjinit’ është përsëri pjesë e diskutimeve ndërmjet partive politike.

Sa ishte në qeverisje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kishte nis projektin për ndërtimin e një Autostrade që kalonte nëpër regjionin e ‘Dukagjinit. Por, me një autostradë të tillë nuk ishte pajtuar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Madje, partia e Isa Mustafës kishte deklaruar se qeverisa ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së do të ndalonte projektin e ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Avdullah Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do ta ndërtojë autostradën e Dukagjinit

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, LDK ka nis diskutimet me partinë e Ramush Haradinajt për formimin ekzekutivin e ri kosovar.

Por, AAK në një letër e cila mban nënshkrimin e shefit të saj ka vënë kusht lidhjen e koalicionit për qeverisjen e re edhe ndërtimin e autostradës së ‘Dukagjinit’.

“Rishikimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të korrigjohen gabimet serioze në ndarjen selektive buxhetore dhe përfshirjen e kodit për investime kapitale me theks për Autostradën e Anomoravës dhe Dukagjinit dhe përshpejtimin e punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Prishtinë-Pejë, në segmentin Kijevë-Zahaq”, thuhet në letrën e kryetarit të AAK-së, i cili përmend kushtet për përkrahjen e qeverisë të cilës pritet të prij LDK.

Por, në lidhje me këtë, sot Isa Mustafa deklaroi se autostradat nuk do të jenë pjesë e agjendës qeveritare, të paktën brenda këtij viti.

“Sa i përket autostradës, nuk shoh asnjë mundësi që sivjet do të merremi me autostradë këtë vit. Ky vit do të jetë vit, do të jetë vit, ndoshta të gjitha mjetet që i kemi destinuar ne për investime kapitale, duhet të kthehen në rimëkëmbje ekonomike edhe në shërbim të shëndetësisë, çka bëhet më vonë është çështje që duhet të diskutohet me AKK-së dhe të tjerët sesi do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të arsyeshme për gjitha projektet në të mirë të Kosovës”, deklaroi Isa Mustafa.

Takimi i Presidentit Thaçi me liderët e partive politike

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 22 avril 2020

Kundërshtim për Autostradën e Dukagjinit kishin shprehur gjatë fushatës zgjedhore edhe disa kandidat për deputetë të tjerë të LDK-së.

Kandidatja e LDK-së kundër Autostradës së Dukagjinit

www.kallxo.com