Ambasadori gjerman: Është rishfaqur ideja për TC ‘Kosova e Re’, por është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së

Ambasadori i Gjermnisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë se programi i Qeverisë Hoti përfshin pika me propozime për shpenzim të pafund të parasë, duke përmendur kështu ringjallje të idesë për të ndërtuar Termocentralin “Kosova e Re” dhe ndërtimin e Autostradën e Dukagjinit.

“Rishfaqja e idesë së ndërtimit të një termocentali të energjisë me linjit, një ide që është në kundërshtim flagrant me legjislacionin e BE-së dhe për të cilin nuk ka mundur të sigurohet financimi”, ka thënë ai përmes një video-mesazhi pas marrjes së kryesimit nga ana e Gjermanisë të Presidencës së Këshillit të BE-së.

Ambasadori ka shtuar se as në Bruksel dhe as në shtetet anëtare të BE-së, nuk ka “pemë në të cilën rriten paratë”.

“Nëse bëhet fjalë vetëm për kërkesat e dyshimta për kompensim përkitazi me një project të vecantë, 20 milionë euro bëjnë 50.000 paga mesatare mujore në Kosovë. A duhet BE e cila sipas disave, ka vetëm fjalë, kjo BE me pakon e saj të mbështejes të paguaj kompensimin për ato pjesë, të cilat qeveria nuk është në gjendje apo nuk është e vullnetshme t’ia ofrojë popullit? As në Bruksel, e as në shtetet anëtare nuk ka pemë, në të cilat rriten paratë.

Në mars të këtij viti, kompania “Contour Global” ka ndaluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavat në Kosovë, dhe tha se nuk do të bëjë investime të tjera në termocentrale nga qymyri.

Shoqëria civile vazhdimisht e ka kundërshtuar një termocentral me kapacitet prej 2100 megavatësh.  KOSID ka qenë vazhdimisht kundër ndërtimit të këtij termocentrali. Mungesa e studimeve të nevojshme për alternativat e energjisë, ndotja e ambientit, efektet anësore të projektit te banorët, rritja e madhe e çmimeve, janë disa nga arsyet që KOSID-i ka dhënë nga viti 2010 për të argumentuar se ndërtimi i termocentralit në afërsi të kryeqytetit nuk është alternativë.

Ndërkaq, për Autostradën e Dukagjinit, Heldt ka shtuar se projekti ka koston me një shumë sa gjysma e buxhetit vjetor të Kosovës.

“Një autostradë në perëndim të vendit, kur lidhet për Pejë dhe Mitrovicë nuk kanë përfunduar akoma, ju bën të mendoni rreth shpenzimit të parasë. Kjo autostradë me koston e planifikuar arrin një shumë që është sa gjysma e buxhetit vjetor”, është shprehur ai.

Pal Lekaj i bindur: Autostrada e Dukagjinit duhet dhe do të bëhet