Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

97 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive

Sot në Klinikën Infektive po trajtohen 97 pacientë të prekur nga COVID-19, dhe një tjetër është në pritje të rezultatit të testimit.

Prej tyre 45 persona janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno terapi dhe përkujdesje intensive, bëhet e ditur nga raporti Klinikës Infektive.

Po ashtu një person pozitiv në gjendje stabile sot lirohet nga klinika infekive për vetizolim. Që nga mbrëmë në Kosovë kanë vdekur edhe tre persona të cilët ishin të prekur me COVID-19./21Media