9 persona të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të masave të Qeverisë

9 persona janë arrestuar nga Policia për mosrespektim të masave të Qeverisë për parandalim të shpërndarjes së coronavirusit.

Sipas raportit të policisë, në 24 orëshin e fundit në Prizren rezulton të jetë numri më i madh i personave të arrestuar, gjithsej 4.

Pas Prizrenit, Prishtina ka 2 raste, ku të përfshirë janë 3 persona.

Edhe qyteti i Gjilanit e ka pasur 1 rast dhe 2 persona të përfshirë.

Ndërsa në qytetet tjera nuk ka pasur asnjë rast brenda 24 orëve.

Në total rezulton të jenë regjistruar 7 raste për mosrespektim të masave dhe janë implikuar 9 persona.