87 të shëruar sot, numri i të shëruarve mbetet më i lartë se i rasteve aktive me COVID-19

Kosova është në ditën e 106 që kur është shfaqur rasti i parë me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka njoftuar se janë testuar 207 mostra për COVID-19, nga të cilat testime 96 persona kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu sot janë shëruar edhe 87 pacientë, duke e ngritur numrin e të shëruarve në 1,389 pacientë.

Kosova ka aktualisht 1,239 raste aktive me COVID-19, ndërsa Prishtina është komuna me numrin më të lartë të rasteve aktive, duke vazhduar me Komunat e Vushtrrisë dhe Prizrenit që kanë numër të lartë të rasteve të konfirmuar por edhe të rasteve aktive me COVID-19.

Deri më sot në Kosovë janë konfirmuar në total 2,590 raste, nga 23.137 persona të testuar si të dyshuar për Coronavirus.

Ndërsa ditëve të fundit në vazhdimësi janë shënuar viktima me COVID-19 në Kosovë, derisa totali ka arritur në 44 viktima.