Komunat ku u shfaqën rastet e reja me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar 207 mostra për COVID-19.

Nga këto testime 96 persona kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu sot janë shëruar edhe 87 pacientë.

Rastet pozitive janë nga:  Komuna e Prishtinës 44 raste, Komuna e Prizrenit 10 raste, Komuna e Pejës 7 raste, Komuna e Rahovecit 5 raste, Komuna e Ferizajt 5 raste, Komuna e Suharekës 4 raste, Komuna e Mitrovicës 3 raste, Komuna e Gjakovës 3 raste, Komuna e Gjilanit 4 raste, Komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast Komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.

Kosova është në ditën e 106 që kur është shfaqur rasti i parë me COVID-19.

Deri më sot në Kosovë janë konfirmuar në total 2,590 raste, nga ky numër janë shëruar 1,389  pacientë.

Ndërsa ditëve të fundit në vazhdimësi janë shënuar viktima me COVID-19 në Kosovë, derisa totali ka arritur në 44 viktima.

Kosova ka aktualisht 1,239 raste aktive me COVID-19, ndërsa Prishtina është komuna me numrin më të lartë të rasteve aktive, duke vazhduar me Komunat e Vushtrrisë dhe Prizrenit që kanë numër të lartë të rasteve të konfirmuar por edhe të rasteve aktive me COVID-19.