Foto: REL/EPA-EFE

865 të infektuar me COVID-19 dhe 10 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

865 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, 359 persona janë shëruar dhe 10 persona kanë vdekur nga COVID-19, raporton Alsat M.

Në total brenda 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2,449 teste.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-397, Kumanovë-22, Dibër-2, Shtip-34, Prilep-29, Tetovë-95, Strugë-7, Veles-44, Manastir-31, Ohër-21, Kavadar-26, Gostivar-30, Gjevgjeli- 4, Strumicë-37, Kriva Pallankë-5, Radovish-6, Koçani-17, Probishtip-7, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Berovë-4, Vinicë-6, Delçevë-6, Kratovë-4, Shën Nikollë-4, Kërçovë-15, Resnje-5, Negotinë-4.

Prej gjithsej 10 viktimave, katër janë nga Shkupi, të moshës 67, 58, 64 dhe 76 vjeçe, dy nga Prilepi të moshës 70 dhe 73 vjeçe, një viktimë nga Manastiri (52), një nga Ohri (77), një nga Koçani (48) dhe një viktimë nga Probishtipi, në moshë (76). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 32,436 persona, prej të cilëve 21,090 janë shëruar, ndërsa 1,004 kanë humbur betejën me coronavirusin e ri. Për momentin Maqedonia e Veriut regjistron 10,342 raste aktive me COVID-19.