8 persona dërgohen në spital pas zjarrit në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali përmes njoftimit për media.

Sipas tyre, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe “janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”.

Një depo prapa një qendre tregtare është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.