Ilustrim

62 aksidente për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndodhur një numër i konsiderueshëm i aksidenteve në trafik.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm dje janë regjistruar 62 aksidente.

Prej tyre, 29 kanë qenë me të lënduar dhe 33 pa persona të lënduar.

Gjatë kësaj kohe, PK-ja ka shqiptuar 1354 tiketa trafiku.

Gjatë kësaj kohe, 37 persona janë arrestuar, prej të cilëve 28 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Një ditë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve në vend që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

Përmes një publikimi në Facebook, ky institut e ka vlerësuar si alarmante situatën nga aksidentet në komunikacion.