Foto: REL/MIA

447 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Nga 2,309 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, 447 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, të cilët kanë qenë të moshave mes 65-81 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 34,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.