352 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri, 136 të shtruar në spital, 18 në gjendje të rëndë

352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit pas kryerjes së 2,859 testimeve.

152 janë në Tiranë, 23 në Durrës, 20 në Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, nga 7 në Shkodër në, Dibër, Lushnje e Sarandë, 6 në Shijak në Tepelenë e Memaliaj, 5 në Mallakastër e Kuçovë, 4 në Vorë në Devoll e Berat, 3 Tropojë në Krujë e Skrapar, 2 në Vau i Dejës në Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal e Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan e Cërrik.

Janë 5,633 pacientë aktiv me COVID-19 në të gjithë vendin, raporton TopChannel .

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; dy qytetarë nga Tirana 56- 88 vjeç.

Janë shëruar 426 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,452 që nga fillimi i epidemisë.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer 2,176,517 vaksina, ndërsa çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika (10 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          352
Të shëruar në 24 orë       426
Të shtruar në spitale       136
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 2,859

Testime totale              1,416,414
Raste pozitive                203,215
Raste të shëruara          194,452
Raste Aktive                      5,633
Humbje jete                      3,130

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,688
Fier                 617
Gjirokastër     556
Shkodër          393
Durrës             364
Berat               274
Elbasan           244
Vlorë                196
Lezhë               127
Korçë               84
Kukës               46
Dibër                44