Foto-ilustrim

3 të lënduar në aksident trafiku në Leposaviq

Një aksident me të lënduar ka ndodhur në Leposaviq të premten rreth orës 22:35.

Sipas Policisë, i dyshuari gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur mburojën dhe duke u rrokullisur ka dalë jashtë rrugës.

Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe dy pasagjerë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.